×
  • Extra
  • Extra

    Plas skandali: Infermierja dhe mjeku kryejnë marrëdhënie seksuale në spitalin për Covid

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 15:44

    Publiku rumun mbeti i shokuar pasi mësoi se mjeku dhe infermierja, të punësuar në spitalin Covid, kishin pasur marrëdhënie seksuale në vetë institucionin gjatë pushimit të drekës.


    Siç thuhet, infermierja dhe mjeku në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, i cili ndodhet në sistemin Covid, patën “shkëndijat” e para gjatë tetorit dhe gjithçka u zbulua kur dikush në mënyrë anonime informoi spitalin, transmeton Reporteri.

    Sipas mediave nga Rumania, ata kishin “folenë e tyre të dashurisë” pranë repartit me të sëmurët më të rëndë.

    Dimitri Vienescu, drejtori i spitalit, tha se ai kërkoi një hetim që do të zgjasë deri më 27 nëntor.

    Punonjësit mjekësorë, emrat e të cilëve nuk janë dhënë, janë të punësuar në Spitalin e Qarkut në qytetin rumun Targu Jiu. Dyshohet se ata ishin ekspozuar nga ish i dashuri i infermieres. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!