×
  • Extra
  • Extra

    Po punonte tokën, fermeri zbulon miliona dollarë nën dhe

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 16:21

    Një fermer kolumbian po kryente punët e zakonshme të shtëpisë gjatë një dite të zakonshme.

    Ai po gërmonte në pronën e tij kur papritur hasi në një enë ngjyrë blu që shërbente për mbajtjen e lakrave. Fermeri mbeti i tronditur nga ajo që pasoi më tutje.

    Ai zbuloi gjithsej 600 milion dollarë në atë tenxhere të vjetër për lakra, transmeton Reporteri.net.

    Hose Marijana Kartolos, një fermer 60 vjeçar, kishte marrë leje nga shteti kolumbian për gërmim në atë tokë. Kartolos për këtë arsye nuk mund t’i mbante paratë, ai u kap nga qeveria kolumbiane e cila njoftoi se paratë që ai kishte gjetur do të investoheshin në rrugë dhe në arsim.

    Qeveria kolumbiane,pas këtij rasti u ka bërë ftesë publike të gjithë fermerëve që të kontrollojnë me kujdes tokën e tyre të punueshme sepse sipas informacioneve zbulime të tilla mund të ketë në të gjithë Kolumbinë./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!