×
  • Extra
  • Extra

    Po spiunonte fqinjët, gruaja e pëson keq: Koka i mbetet e bllokuar në derë për pesë orë

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 9:32

    Një gruaje kolumbiane i ka mbetur koka e mbërthyer mes binarëve të derës metalike sepse ishte tepër kurreshtare.


    Me sa duket, ajo po vëzhgonte fqinjët e saj në qytetin e Pereirit, kështu që  u përpoq të shihte nëse ata ishin në shtëpi, kur koka iu mbërthye në hekura, transmeton Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/radiolarocafm/posts/2157358967710407

    Për ndihmë ka pritur pesë orë derisa zjarrfikësit kanë ardhur për ta shpëtuar.

    “Kjo grua kishte mbetur e bllokuar për pesë orë, sepse ishte  tepër kurreshtare, po hetonte nëse fqinjët ishin në shtëpi kur koka i mbeti e mbërthyer”, thanë zjarrfikësit.

    Shumë qytetarë kanë komentuar në rrjetet sociale duke shpresuar që kjo grua të ketë marrë një mësim të mirë rreth ndërhyrjes në privatësinë e tjetrit. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!