×
  • Extra
  • Extra

    Policët gjermanë kapin kokën, tronditen nga gjendja e autobusit që udhëtonte nga Serbia

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 15:45

    Policia e Berlinit postoi në profilin e tyre në Twitter fotografi të një autobusi në gjendje katastrofale që udhëtonte për në Serbi.


    Oficerët u shokuan kur panë gjendjen e autobusit dhe e ndaluan menjëherë për qarkullim, transmeton Reporteri.net.

    Frenat ishin të dëmtuar, siç ishte sistemi drejtues. Një konfrontim total midis policëve ndodhi kur panë që autobusi kishte udhëtuar 1.3 milionë kilometra dhe se i kishte mbushur gropat në automjet me  material ndërtimi.

    Fotografitë janë publikuar edhe nga mediat gjermane, të cilat shkruajnë se autobusi ishte plotësisht i shkatërruar dhe shtrojnë pyetjen nëse pasagjerët ishin në dijeni se me çfarë lloj  mjeti ishin nisur për një rrugë të gjatë, gjatë së cilës ata me shumë gjasë u duhej të kalonin nëpër Kroaci. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!