Policia në Vietnam ka konfiskuar një sasi prej 345 mijë prezervativëve të cilët janë pastruar dhe janë vënë në shitje sikur të ri, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.


Pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror të Vietnamit (VTV) kanë treguar dhjetëra çanta të shpërndara në dyshemenë e një bodrumi në provincën jugore Bing Duong.

Policia ka thënë se çantat që kanë peshuar diku rreth 360 kilogram përmbajnë përafërsisht 345 mijë prezervativë.

Reklamë

Një grua dëshmitare i ka thënë policisë së prezervativët e përdorur fillimisht janë zier në ujë, pastaj janë tharë dhe janë vendosur për rishitje.