Një klasë e jogës u ndalua pa përfunduar pasi dikush e thirri policinë për të raportuar një “vrasje masive” pasi pa disa njerëz të shtrirë në dysheme në një objekt në Angli.
Pjesëmarrësit në klasë ishin në mesin e meditimin kur oficerët u shfaqën.
Në një postim u tha se dikush kishte “raportuar vrasje masive” pasi pa njerëzit në dysheme brenda ndërtesës, shkroi Guardian.
“Nëse ndokush dëgjoi sirenat e policisë në ndërtesën St Leonards mbrëmë, qetësohuni… Ata ishin aty sepse dikush raportoi për vrasje masive në ndërtesën tonë, pasi pa disa njerëz të shtrirë në dysheme, e që doli se ishte klasa e jogës në meditim”.
Policia tha se thirrja ishte bërë “me qëllim të mirë” nga dikush që mendoi për të mirën e publikut, teksa shprehu se ishte e lumtur që të gjithë ishin të sigurt.