Policia në Majami është në kërkim të një gruaje ende të paidentifikuar, e cila  dyshojnë se ka droguar një burrë që ka takuar në një lokal nate, të cilin më pas e ka grabitur.

Ata dyshojnë se ajo i ka vjedhur bizhuteritë dhe orët e tij me vlerë 600 mijë dollarë, përfshirë dy Rolex, shkruan NY Post.

Pamjet e  gruas që u publikuan nga policia, takoi një burrë natën e 8 majit në një klub. E ka ftuar në banesën e tij, ku kanë mbërritur në të gdhirë, rreth orës 5:30 të mëngjesit, për të “shoqëruar” edhe pak. Por përpara kësaj, ishte koha për të ngrerë një dolli.

Reklamë

Burri në fjalë sapo ka pirë një pije, ka humbur ndjenjat. Policia thotë se atë e kishin droguar… Kur u zgjua rreth mesditës, thirri policinë sepse kuptoi se i ishte hapur kasaforta dhe i kishin zhdukur bizhuteritë.

Në pamjet e publikuara nga policia, gruaja, për të cilën autoritetet besojnë se është në fillim të të 30-ave, u kap me dy gota në dorë. Detektivët thonë se nuk ishte e rastësishme, por se si ajo e bëri atë në mënyrë që ata të mos mund të zbulonin ADN-në e saj. /Reporteri.net/