×
  • Extra
  • Extra

    Politikani pakistanez shpërndan pamjet e videolojës GTA 5, mendon se janë reale

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 8:06

    Një politikan pakistanez ka shpërndarë një video në faqen e tij duke menduar se është një rast i vërtetë heroizmi. Por në fakt pamjet kishin qenë të lojës shumë të njohur Grand Theft Auto V.


    Khurram Nauaz Gandapur, një sekretari i lartë në një parti të madhe në Pakistan, postoi video në Tuitter duke menduar se ishte një pamje ekskluzive e një aeroplani që për pak i shpëton një kamioni cisternë të parkuar në pistë.

    Ai dha lëvdata për pilotin e këtij aeroplani, që në fakt ishte karakteri shumë i njohur brenda lojës, Trevor Francis.

    “Shpëtim për milimetra nga një aksident katastrofik. Vëmendja e pilotit bëri që të kemi këtë mrekulli”, shkroi Gandapur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!