×
  • Extra
  • Extra

    Politikani zviceran bleu një pistoletë uji në internet, dënohet me gati 7 mijë euro

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 10:51

    Një politikan zviceran bleu një armë uji rozë në internet, duke shkelur ligjet e vendit për armët.

    Gazeta Aargauer Zeitung raportoi se Marc Jaisli – një anëtar i këshillit lokal në Buchs në kantonin Aargau – porositi një pistoletë uji në gusht përmes shitësit me pakicë në internet Temu,  me kosoto të ulët si një dhuratë për djalin e tij.

    Ai u urdhërua të paguante një gjobë prej 6,500 frangash (6,750 euro) për shkelje të ligjeve të armëve. Edhe pse ishte vetëm një lodër, prokurorët paralajmëruan se dikush mund të mendojë se ishte një “armë zjarri e vërtetë”.

    Jaisli tha se ai nuk ishte në dijeni të shkeljes, por pranoi gjobën dhe e pagoi atë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!