Dy persona janë fotografuar duke bërë pompa përpara policisë si ndëshkim për mos mbajtjen e maskave mes pandemisë së koronavirusit në Indonezi.


Imazhi u fotografua të martën në qytetin Banda Aceh, qyteti më i madh në provincën Aceh të Indonezisë.

Indonezia ka vendosur gjoba të ashpra për shkeljen e ligjeve të saj të koronavirusit – pas masës: maska të detyrueshme në të gjitha vendet publike – me një sërë dënimesh të çuditshme për ata që nuk janë të gatshëm ose të aftë të paguajnë.

Reklamë

Atyre që thyejnë rregullat u është kërkuar të bëjnë pompa ose shërbim të komunitetit, të tilla si pastrimin e rrugëve.

Por të tjerë janë detyruar të shtrihen në arkivole për disa orë, ndërsa të tjerët janë detyruar të pastrojnë kanalizimet ose të qëndrojnë në diellin përvëlues për 30 minuta.