×
  • Extra
  • Extra

    “Prapësitë” e presidentit amerikan, ndërronte dashnoret si çorapet

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 17:30

    Franklin Delano Roosevelt, president i Shteteve të Bashkuara, kishte disa të dashura gjatë martesës së tij me gruan e tij Eleano, gjë të cilën ajo e toleronte.


    Dashuria më e famshme e tij ishte vajza nëntë vjet më e re Lucy Page Mercer me të cilën ai mbajti marrëdhënie dashurie deri në fund të jetës. Ajo ishte shumë emotive gjersa gjithçka filloi në vitin 1914 kur Lucy (23) filloi punë si sekretare e gruas së tij Eleanor, transmeton Reporteri.net.

    Gruaja e tij mësoi për këtë marrëdhënie vetëm në vitin 1918, kur ajo gjeti mesazhet që shkëmbyen dy të dashuruarit. Eleanor nuk mund të besonte se burri i saj po bënte diçka të tillë. Historia e tyre e dashurisë filloi 15 vjet më parë kur, pavarësisht kundërshtimit të nënës autoritare, Franklin vendosi të lidhet me një vajzë të ndrojtur dhe të butë nga një familje e njohur aristokratike e Nju Jorkut.

    Ata ishin gjithashtu kushërinj të largët, gjersa nëna e tij Sara e kundërshtoi ashpër martesën e djalit të saj me këtë vajzë të turpshme me pamje të thjeshtë. Përkundër kundërshtimeve, çifti u martuan në vitin 1905.

    Si dhuratë martesore Sara ndërtoi një shtëpi të madhe në Aper Ist Sajd në Manhattan për djalin e saj dhe gruan e tij të re, të cilën e mobiloi vetë. Çifti i ri i martuar kur pranuan ofertën bujare nuk e dinin se Sara Delano Ruzvelt bleu një shtëpi të saj pranë tyre. 

    Për një kohë të gjatë gjatë martesës së tyre, Eleanor ishte vetëm gruaja e Franklinit, por kur mësoi për lidhjen e tij jashtëmartesore me Lucy, kjo ishte një pikë kthese. Që nga ai moment Eleanori vendosi të fillojë të punojë për të mirën e vet. Ajo filloi punën si aktiviste, kryesisht për të drejtat e grave, dhe pastaj kundër ndarjeve racore. Ajo u bë anëtare e Lidhjes së Votuesve të Grave dhe Ligës së Lidhjes së Grave të Tregtisë. Po ashtu atë kohë fillon të përfshihet edhe në politikë.

    Image result for lucy page mercer franklin d roosevelt

    Ai premtoi besnikëri

    Pasi mori vesh për aferën, Eleanor kërkoi të divorcohej, gjë të cillën e dëshironte edhe Franklin mirëpo kundër kësaj doli nëna e tij e cila kundërshtonte divorcin. Ajo e dinte se kjo mund të shkatërronte karrierën politike të Franklin. Ajo madje e kërcënoi atë se do të mbetej pa pasurinë familjare. Franklin i premtoi gruas së tij Eleanor se nuk do të komunikonte me Lucyn më, por ky premtim u shkel.

    Shërbimi sekret për dashnoren e Roosevelt kishte edhe emrin kodues e që ishte Zonja Johnson. Ekzistenca e kësaj lidhjeje u mbështet nga vajza e tij Ana, dhe kjo vërtetohet nga letrat e shkëmbyera mes tyre.

    Besohet se kjo marrëdhënie u ndërpre, sepse në vitin 1920 Lusi u martua me një burë 30 vjet më të vjetër se ajo.  Por as martesa, as premtimi se nuk do të takohej më me presidentin nuk e ndaluan ta bënte këtë.

    Edhe kur ai vuante nga paraliza në 1921 dhe përfundoi në karrige me rrota, ajo nuk e la atë. Çifti gjatë fundit të jetës së Roosvelt ishin kaq të afërt saqë besohet se ajo kishte qenë me të në kohën e vdekjes së tij në vitin 1945. Domethënë, gjatë një pushimi në Varm Springs, Roosevelt përjetoi gjakderdhje të rëndë në tru, ra në koma dhe së shpejti vdiq më 12 prill 1945.

    Publiku amerikan mësoi rreth “prapësive” të presidentit të preferuar vetëm në vitet gjashtëdhjetë. Këto i kishin konfirmuar edhe vetë fëmijët e presidentit Roosvelt. /Reporteri.net

    Image result for lucy page mercer franklin d roosevelt

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!