×
  • Extra
  • Extra

    Prekëse: 50 vite më pas, çifti gjen foton e takimit nga festivali më i famshëm në histori

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 12:08

    Për 50 vite, Xhudi dhe Xheri Grifin u kanë treguar miqve dhe familjarëve se si ishin njohur në festivalin e Udstok në vitin 1969, që ditë e parë që u hap, dhe që atëherë kanë qenë gjithnjë bashkë, transmeton Gazeta Metro.


    I vetmi pendim që kishin: mungesa e një prove reale për përrallën e bukur që tregonin. Por 50 vite më pas, fati u troket në derë dhe fare rastësisht gjejnë foton që ua kishte bërë dikush tjetër para 50 vitesh.

    Festivali i Udstokut festoi 50 vjetorin më 15 Gusht të vitit 2019. Pasi u hap, ai mori përmasa të stërmëdha, duke mbledhur jashtëzakonisht shumë dashamirës të muzikës, e duke u bërë kështu festivali më i famshëm në histori.

    Të rinjtë mblidheshin për ditë të tëra në fushën e madhe, rrinin në tenda, duke ngrënë e duke pirë shumë pak, vetëm për të dëgjuar grupet e tyre të preferuara dhe për t’ia kaluar mirë me shoqërinë.

    Xhudi, sot 71 vjeçe, e takoi Xherin pikërisht në ditën e parë të këtij festivali, kur makina e saj u prish rreth 150 km larg koncertit. Ajo dhe dy të njohur vendosën të shkojnë me autostop.

    Xheri dhe miqtë e tij ndaluan me makinën e tyre dhe Xhudi kishte pranuar të ngjitej pasi kishte parë një vajzë tjetër brenda në makinë, ndaj ishte ndier më e sigurt.

    72-vjeçari Xheri thotë që u ndie me fat kur në makinë hipi Xhudi, pasi ai kishte tentë me vete, ndërsa ajo jo, dhe mund ta ftonte që të njiheshin më mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!