×
  • Extra
  • Extra

    Presidenti “fut duart” në ushqimin e mërgimtarëve në karantinë

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 12:26

    Presidenti Hashim Thaci ka vizituar Qendrën e Studentëve, pasi në konviktet e kësaj qendre po qëndrojnë mbi 300 mërgimtarë dhe persona që së fundmi u kthyen nga vendet e huaja.


    Ai vizitoi dhomat dhe personelin shëndetësor, mirëpo presidenti u duk edhe në kuzhinat ku përgatitet ushqimi për këta persona, shkruan Reporteri.net.

    Në fotografitë që i ka publikuar presidenti, shihet se ai “inspektoi” edhe ushqimin që përgatitet në këtë qendër, të cilin më pas e lavdëroi mjaft shumë.

    “Jam i fascinuar me punën që po bëhet në Qendrën e Studentëve”, ka thënë ndër të tjera presidenti.

    Sidoqoftë, Qendra e Studentëve është karantina e vetme në Prishtinë, ku sot u futen edhe 55 persona në karantinë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!