Roman R nga qyteti siberian i Zelenogorsk, e vuri foshnjën e tij gjashtëmuajshe në rrezik të madh. Megjithatë ai e regjistroi këtë moment dhe e publikoi atë në YouTube, transmeton Reporteri.net.


Ndërkohë që po vozite veturën e tij të tipit BMW-në, ky prind i pasur hapi dritaren e veturës përmes së cilës ai hodhi fëmijën jashtë duke e mbajtur me një dorë në pjesën e jashtme të veturës, ndërkohë që me tjetrën dorë mbante timonin e makinës.

Në të njëjtën kohë, ai vazhdimisht po e rriste shpejtësinë e makinës.

Reklamë

Nuk është hera e parë që ky prind keqtrajton fëmijën e tij. Në një rast si kishte hipur mbi çatinë e një ndërtese duke e mbajtur fëmijën me kokë poshtë në ajër për vetëm një këmbe. /Reporteri.net

Shihni pamjet e frikshme: