×
  • Extra
  • Extra

    Prodhohet spreji kundër virusit në Australi: Por pse nuk mund të aplikohet tani

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 17:22

    Një spray për hundët i krijuar për të forcuar sistemin imunitar të njeriut kundër gripit dhe ftohjeve të zakonshme, ka rezultuar me sukses edhe në zvogëlimin e replikimit viral të xoronaviursit: Replikimi viral është procesi që kalon virusi, pra shumimi pasi futet në qeliza.


    Ky sprejit është prodhuar në një kompani bioteknologjike australiane e cila ka reduktuar me 96% replikimin viral, Por ky rezultat pozitiv vjen pas testimit tek kafshëve, pasi nuk është provuar ende tek njerëzit.

    Përbërja e sprejit  me emrin INNA-051 stimulon sistemin imunitar. Duke rritur përgjigjen imune në këtë mënyrë me INNA-051 para infektimit, aftësia e virusit COVID-19 për të infektuar kafshët dhe për t’u shumuar u zvogëlua në mënyrë dramatike.

    Studimi siguron prova që INNA-051 mund të përdoret si një metodë më vete e terapisë parandaluese antivirale, plotësuese e programeve të vaksinave.

    “U mahnitëm nga fakti se sa efektiv rezultoi trajtimi ynë”, thotë doktori kryesor Christophe Demaison i cili shton:

    ‘Nëse tek njerëzit ky trajtim përgjigjet në një mënyrë të ngjashme me të kafshëve, përfitimet kundër virusit janë të dyfishta. Individët e ekspozuar ndaj virusit ka shumë të ngjarë ta eleminojnë atë shpejt përmes këtij trajtimi duke siguruar që sëmundja të mos përparojë përtej simptomave të lehta. Përveç kësaj, shpejtësia e reagimit do të thotë që individët e infektuar nuk do arrijnë ta transmetojnë atë shpejt në komunitet’.

    Kompania do nisë testimin tek njerëzit në më pak se katër muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!