×
  • Extra
  • Extra

    Pse astronautët rusë mbanin armë me vete në hapësirë?

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 18:46

    Në vitet e fundit, legjenda se kozmonautët rusë në misionet hapësinore mbajnë armë me vete, është bërë e njohur në rrjetet sociale ruse.


    Kosmonauti Sergei Ryazanski kohët e fundit konfirmoi ligjshmërinë e kësaj legjende. Në një intervistë të dhënë për portalin e lajmeve Lenta, kozmonauti Sergei Ryazanski kujtoi me nostalgji një pistoletë unike që e mbante me vete në misionet në orbitë, transmeton Reporteri.net.

    Në realitet, arma e një astronauti rus që i ngjan më shumë një pushke gjuetie të shkurtër – nuk shërbeu për të luftuar jashtëtokësorët, por shpëtuar jetën pas uljes në Tokë. Në ish Bashkimin Sovjetik, nuk ishin të prirur për të folur shumë për këtë, por astronautët sovjetikë që pas Yuri Gagarinit, udhëtojnë në hapësirë ​​me armë.

    “Ishte një armë plotësisht unike. Ju duhej të jeni gati për të luftuar me arinjtë dhe ujqërit që mund t’ju sulmojnë pas uljes”, tha Ryazanski.

    Arma për të cilën Ryazanski flet është e tipit TP-82. Në periudhën midis  viteve 1982 dhe 2006, të gjithë kozmonautët rusë e bartën atë me vete në hapësirë ​​dhe në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

    Në ditët e sotme, me avancimin e teknologjisë, udhëtarët e hapësirës kanë më pak arsye për të bartur armë me vete. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!