×
  • Extra
  • Extra

    Pse janë të rrumbullakëta dritaret e aeroplanëve?

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 18:25

    A nuk do të ishte më mirë sikur të shikonit nga dritarja e madhe katrore nga aeroplani dhe të shijonit pamjen “nga qielli” pa pasur nevojë të përkuleni dhe të shikoni nëpër dritaret e vogla të rrumbullakëta?

    Ndoshta mund ta shijonit një pamje të tillë, derisa ndodhën dy aksidente të tmerrshme në vitin 1953, ku vdiqën 56 njerëz.

    Fajtorë të aksidenteve kanë qenë xhamat katrorë që kanë bërë që aeroplanët të “shpërbëhen” në ajër, shkruan Mirror. Katër cepat e dritareve të tilla ishin pikë e dobët, sepse nuk e përballonin presionin që ndodh në lartësi. Hetimi zbuloi se 70 për qind e dëmtimit të presionit ishte në qoshet e dritareve të avionit.

    Kjo është arsyeja pse u prezantuan dritaret e rrumbullakëta, të cilat për shkak të formës së tyre shpërndajnë në mënyrë të barabartë të gjithë presionin dhe janë shumë më të forta se varianti i parë. Një shpjegim më i saktë është se vrimat e rrumbullakëta në një gyp të hollë janë më të përshtatshme për shkak të strukturës dhe janë më pak të ndjeshme ndaj thyerjes. Çarjet e presioni mund të çojnë në dekompresim shpërthyes dhe të shkatërrojnë të gjithë strukturën.

    Disa aeroplanë kanë dritare ovale sepse dritaret e rrumbullakëta kërkojnë hapësirë ​​shtesë, kështu që duke i zgjatur vertikalisht, mund të merret një sipërfaqe më e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!