×
  • Extra
  • Extra

    Pse njerëzit në të kaluarën nuk buzëqeshnin në fotografi?

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 17:35

    Me siguri keni parë fotografi të vjetra, bardhë e zi ku njerëzit pozojnë pa asnjë shprehje në fytyrë. A keni menduar ndonjëherë pse? Shumë njerëz besojnë se përgjigjja gjendet thjeshtë tek teknologjia, por ka më shumë se kaq, transmeton Reporteri.net.


    Fotografët e hershëm ishin të detyruar t’u kërkonin njerëzve të qëndronin të qetë për një periudhë të gjatë kohore, kështu që ka kuptim që shumë prej tyre zgjodhën shprehje neutrale në vend që të qeshnin. Mundohuni që qeshni pas një periudhe të gjatë që keni qëndruar të “ngrirë”. E vështirë apo jo?

    Sidoqoftë, edhe kur teknologjia u përmirësua dhe kur fotografia mund të shkrepej në më pak se një minutë, njerëzit vazhduan të refuzonin të buzëqeshin. Pse? Ndoshta sepse në atë kohë fotot ishin shumë të shtrenjta dhe trajtoheshin si imazh. Ato ishin si pasuri historike të një personi që mbaheshin me vite, madje edhe pas vdekjes së tij. Në të vërtetë, praktië e zakonshme në atë kohë ishte fotografimi pas vdekjes, në mënyrë që të ruhej kujtimi për një person të dashur.

    Buzëqeshja gjithnjë e më shumë u shfaq në fotografi nga vitet 1920 dhe 1930. Deri atëherë, teknologjia ka përparuar deri në atë pikë saqë kamerat ishin në pronësi vetëm të profesionistëve. Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz të zakonshëm u bënë me kamerat e tyre, u regjistruan momente gjithnjë e më të pazakonshme të jetës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!