×
  • Extra
  • Extra

    Pse nuk ndalojmë dot së prekuri fytyrën?

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 18:02

    Muajt e fundit gjithë këshillat që kemi dëgjuar, lidhen me higjenën. Lani duart, mos prekni fytyrën me duar të palara, mbani maska, doreza, etj. Nëse gjithë çfarë përmendëm mund t’i bëjmë, ka një veprim prej të cilit s’heqim dot dorë. Prekja e fytyrës!


    Pse vazhdojmë ta bëjmë edhe kur s’duhet?!

    Në fakt, ky gjest, shpesh herë dhe i pakontrolluar ka shumë shpjegime, disa prej të cilave i gjeni më poshtë:

    1-Gjuha e trupit- një mënyrë që tregon edhe kulturën tonë.

    Përdorimi i duarëve për të shprehur emocione nuk është veprim aq instiktiv sa e mendojmë ne. Gjuha e trupit shpesh na tregon se ndihemi ne, apo ata përballë nesh. Mendoni për një çast sa të mirë janë njerëzit kur vjen puna tek imitimi i gjesteve. Vetëm duke parë njerëz që prekin fytyrën e tyre gjithë kohës, na lind nevoja për ta bërë.

    2- Reflektimi i stresit

    Prekja e shpeshtë e fytyrës është një përgjigje e trupit ndaj stresit. Kjo është aryseja pse në momente delikate apo të vështira, shihni njerëz të prekin apo mbulojnë fytyrën me duar.

    3- Flirtimi

    Kujtojë pak çastin kur ai/ajo ta mori zemrën për herë të parë. Ndaloje dot së prekuri fytyrën apo buzët?

    4. Përgjigje natyrale e trupit tonë

    E keni vënë re kur dikush ndalon së kushtuari vëmendje teksa ju flisni?! Ai fillon të mbulojë fytyrën me duar dhe duket paksa i mërzitur. S’ka më interes. Është koha ta kuptoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!