×
  • Extra
  • Extra

    Pse Obama duket gjithmonë cool, madje edhe kur ka shumë presion?

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 12:42

    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama foli gjatë javës që shkoi në një konferencë për teknologjinë, në Salt Lake City të Utah. Në këtë konferencë, të organizuar nga kompania e softuerëve, Qulatrics, Obama diskutoi për reputacionin e tij të famshëm për të qenë cool edhe në situatat kur ke shumë presion.


    Këto teknika, të njohura për personalitetin e Obamas, mund të jenë të adaptueshme edhe në jetën tuaj të përditshme.

    Barack Obama gjatë dy mandateve të presidencës së tij, njihej për paraqitjen gjithmonë të qetë dhe me humor.

    Shtypi madje e quajti nganjëherë “no drama Obama (Obama pa drama), transmeton Reporteri.net.

    Në fjalimin e tij në këtë konferencë, ai u pajtua me këtë epitet, por tha se jo gjithmonë ka qenë kështu për të. Sipas tij, ai shpesh kishte frikë se do të bënte gabime.

    Gjatë mandatit të tij të parë, ai përjetoi disa drithërima dhe frikë.

    Por, gjatë mandatit të tij të dytë ai përjetoi një heqje frike që e ndihmoi atë të performonte më mirë.

    “Nuk ka dyshim që në mandatin tim të dytë unë isha një president më i mirë se në mandatin tim të parë, dhe nuk kishte të bënte me analizën apo politikën”, tha ai.
    “Ajo kishte të bënte me atë që vjen nga karriera – qoftë ajo e sportit apo e mësimit, ose si ta quajmë ‘të fitosh mjaft nga përsëritjet’, njohuri për natyrën e problemeve, fillon të përqendrohesh të detyra”.

    Ai thotë se kjo e beri të punonte në marrëveshjen bërthamore me Iranin, e cila kërkonte të shkulte programin e armëve bërthamore të Iranit dhe Marrëveshjen e Klimës në Paris, një marrëveshje e rëndësishme mes qeverive në mbarë botën për të trajtuar së bashku ndryshimet klimatike. (Presidenti Trump ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të braktisin pjesëmarrjen në marrëveshjen e Parisit, e cila bëri thirrje për secilin vend që të bënte një premtim për zvogëlimin e emetimeve).

    Obama thotë se nuk u përqendrua në numrat e anketave apo ekspertët, por u përqendrua në “avancimin e vizionit të tij”, përcjell në shqip Reporteri.net.

    Kjo ishte më shumë sesa thjesht vetëbesim që vjen nga përvoja. Ai gjithashtu mori hapa të qëllimshëm për të mbajtur veten të përqendruar. Kjo përfshinte edhe “mos leximin e shtypit”.

    Ai nuk shikonte dhe nuk shikon komentet në mediat sociale, ose paraqitjet e ekspertëve në lajme. Kjo përfshinte njerëzit që e lavdërojnë, por edhe ata që e shanin.
    Sipas Obamas, këto teknika mund të shërbejnë për secilin.

    Kaloni kohë në mënyrën e të mësuarit, duke mbledhur informacion nga njerëz që dinë për temën më shumë se ju. Obama thotë se bën pyetje derisa të kuptojë çështjet, ndonjëherë duke i bërë ekspertët e tij “të flasin anglisht” ose t’i shpjegojnë gjërat në terma të laikëve”.

    Përqendrohuni të detyra që keni. Bëni detyrat. Bëni më të mirën tuaj dhe besoni se nëse ndodh një gabim ose problem, mund të bëni të njëjtin proces për ta rregulluar dhe për të mësuar nga ai.

    Mos e mbushni kokën me atë çka njerëzit po thonë për ju, të mira apo të këqija. Bëni punën tuaj për punën, profesionin, jo për veten tuaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!