×
  • Extra
  • Extra

    Puna, financat, dashuria – horoskopi për ditën e sotme

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 7:43

    DASHI
    Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndierë mirë, duke lënë mënjanë tensionet që vijnë nga puna apo problemet fizike. Ju keni disa letra për të luajtur dhe beqarët mund të përjetojnë takime të veçanta.

    DEMI
    Afërdita po hyn në shenjën tuaj dhe do sjellë hakmarrje dhe pasion. Gjithashtu do të jetë e mundur të largoni gjërat dhe njerëzit që nuk ju pëlqejnë më. Për sa i përket punës, i kishit dhënë vetes disa muaj kohë për të vazhduar një rrugë ose për të braktisur gjithçka në favor të një ajri më të mirë, por ajo kohë ka skaduar dhe jeni gati të merrni vendimin tuaj…

    BINJAKËT
    Një kohë e mirë për të rikuperuar një histori që dukej e mbyllur, me dashin dhe luanin ka shumë për të sqaruar, por yjet do t’ju ndihmojnë t’i rregulloni gjërat. Me akrepin madje pritet një rikthim. Në dashuri ju presin surpriza dhe kënaqësi, duke qenë se takimet do të jenë të favorizuara në dy muajt e ardhshëm.

    GAFORRJA
    Hëna në opozitë ju bën pak të tensionuar, por ju po vazhdoni “misionin” tuaj për të pastruar jetën nga situatat që nuk ju pëlqyen ose ju bënë të ndiheni keq. Kohët e fundit keni qenë në qendër të polemikave, veçanërisht në punë, por muaji në vazhdim do të sjellë pak më shumë qetësi.

    LUANI
    Yjet do të sjellin një rishikim dashurie, ndarje të mundshme për shkak të punës, problemeve personale dhe familjare që po thithin energji. Do të duhet durim dhe qetësi për të kapërcyer atë që mbetet një fazë kalimtare.

    VIRGJËRESHA
    Plane të mëdha për çifte të forta dhe të qëndrueshme, beqarët nga ana tjetër do të bënin mirë të shikoni përreth duke braktisur një qëndrim tepër kritik dhe ndoshta edhe mendjemadh. Ju gjithmonë dëshironi të mbani gjithçka nën kontroll.

    PESHORJA
    Nëse keni nevojë të mbyllni një marrëveshje, të kryeni një projekt, të shprehni ndjenjat ose të sqaroni një çështje me dikë, bëjeni sa më parë. Në dashuri ka një person që iu përgjigjet tërheqjes, por çfarë planesh keni?

    AKREPI
    Në këtë moment do të ishte më mirë të fusni rremat në varkë dhe të shijoni një relaksim të merituar. Ky muaj për ju do të jetë më shumë fitimprurës nga sa e kishit menduar. Lodhja po ndihet dhe kjo mund të përfaqësojë një pengesë të rëndësishme.

    SHIGJETARI
    Kjo periudhë do të favorizojë ata që duan të rrisin fitimet e tyre, qoftë kjo punë shtesë me kohë të pjesshme apo lloje të tjera të ardhurash. Është gjithashtu koha të matni besimin dhe të mos ia jepni të gjithëve pa dallim, veçanërisht nëse keni të bëni me njerëz që përfitojnë nga natyra juaj e mirë duke ju caktuar detyra dhe përgjegjësi shtesë.

    BRICJAPI
    Erdhi çasti për të shijuar nje fazë të rëndësishme në fushën ekonomike. Mund të thirreni për një projekt të madh. Beqarët kanë shanse të shkëlqyera për të pasur takime të këndshme si dhe mund të argëtohen, ashtu si çiftet që funksionojnë mirë mund të realizojnë projekte!

    UJORI
    Kohët e fundit ju është dashur të ndryshoni drejtim për arsye personale ose familjare. Kjo periudhë përfshin një rishikim total të projekteve dhe nismave dhe e gjitha kjo mund të shkaktojë një rebelim të brendshëm. Dëgjo zemrën por edhe “vlerëso” personin pranë për të kuptuar nëse është i duhuri…

    PESHQIT
    Hëna është aktive në këtë shenjë dhe në aspekt të shkëlqyer me Venusin, e cila sjell shumë përfitime! Në dashuri do të ketë një dëshirë të madhe për të sqaruar dhe forcuar një ndjenjë të lindur së fundmi. Përgjigjet do të vijnë me kohën, por zemra juaj do parandjejë çdo gjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!