×
  • Extra
  • Extra

    Puna, shëndeti, paraja – Horoskopi për sot, 23 maj 2020

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 8:34

    Ky është horoskopi për ditën e shtunë 23 maj 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.


    Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

    Dashi

    Ky është një moment shumë i favorshëm për dashurinë. Do të përballeni me momente nervozizmi dhe tensioni, por do të jeni të vendosur për të arritur objektivin tuaj. Në punë, do të ketë zhvillime të rëndësishme.
    You May LikeLargoni venat me variçe në shtëpi brenda 7 ditëve!

    Demi

    Duhet ta jetoni dashurinë qetësisht, pa krijuar probleme. Shumë shpejt do të vijnë të reja pozitive. Keni fituar vendosmërinë dhe dëshirën për të vepruar.

    Binjakët

    Nëse jeni të përfshirë në dy histori paralelisht, duhet të tregoheni të kujdesshëm. Mërzia që ju ka pushtuar do ju hapë probleme. Keni nevojë për stimuj të vazhdueshëm. Këshillohet që të mos lodheni shumë.

    Gaforrja

    Situata paraqitet mjaft e favorshme për dashurinë, sidomos për çiftet e reja. Mund të vendosni kufij ndaj dikujt. E shtuna do të sjellë rikuperim në çdo drejtim.

    Luani

    Hëna do të ketë ndikim të favorshëm gjatë kësaj dite. Mund t’iu duhet që të bëni një ndryshim të papritur. Bëni kujdes me financat dhe pagesat.VirgjëreshaJu pret një ditë e komplikuar në dashuri, pasi do të ndjeni se nuk ju kuptojnë. Në punë mund të përballeni me situata të reja, ku zgjedhjet që do të bëni mund të sjellin probleme.

    Peshorja

    Hëna, Dielli, Venusi dhe Saturni janë në anën tuaj, duke favorizuar dashurinë. Në punë, mund të ketë zhvillime të reja dhe ndryshime interesante, mbi të cilat duhet të mendoni.

    Akrepi

    Gjatë kësaj dite dashuria duhet trajtuar me kujdes. Do të nisë për ju një fazë e rëndësishme rikuperimi. Kjo është një periudhë e mbushur me risi, ndaj mos u bllokoni nga frika se mos gaboni.

    Shigjetari

    Asgjë nuk do të jetë e lehtë, ndaj bëni kujdes në raport me të tjerët, sidomos me familjen dhe njeriun e zemrës. Në punë, mund të humbni durimin. Ka diçka që nuk shkon dhe njerëzit që ju rrethojnë, nuk do ju ndihmojnë aspak.

    Bricjapi

    Jeni shumë emocional, ndaj mundohuni që të vetëkontrolloheni në këtë drejtim. Mund të ndiheni të bllokuar për shkak të një pavendosmërie, shkruan noa.al. Në punë, më në fund situata do të përmirësohet, duke pasur më shumë siguri.

    Ujori

    Dielli dhe Hëna do e bëjnë ditën e shtunë tejet pozitive për dashurinë. Në këtë moment, do të keni mundësi që të bëni projekte me njeriun e zemrës. Në punë, do të keni shumë dëshirë për të vepruar.

    Peshqit

    Gjatë kësaj periudhe duhet kujdes në dashuri, për shkak se mund të ketë dyshime dhe debate. Reflektoni mirë, para se të merrni një vendim. Çështjet që kanë të bëjnë me punën, bëni mirë që ti shtyni për një moment më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!