×
  • Extra
  • Extra

    Punëtori publikon pamjet: Brenda laboratorit ku ndaj kafshëve kryhen eksperimente mizore dhe të tmerrshme

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 11:09

    Stafi i një firme laboratorike gjermane që u akuzua për kryerjen e eksperimenteve mizore mbi kafshët kanë pretenduar se atyre u është thënë të falsifikojnë testet – duke i bërë prezantuar kështu rezultate të tjera nga ato paraprake, transmeton Reporteri.net.


    Punëtorët që punuan për firmën private të testimit LPT në dy kompanitë  në Gjermaninë veriore pohuan se menaxherët u thanë atyre të ndryshojnë të dhënat, të modifikojnë dozat dhe të zëvendësojnë kafshët e ngordhura me ato të gjalla, pa njoftuar klientët e kompanisë.

    Miriam Staudte, një politikane e  Partisë së Gjelbër nga Hamburgu, tha që pretendimet hedhin në dyshim mbi të gjitha studimet nga ky operator.

    Autoriteti i Mbrojtjes së Konsumatorëve të Hamburgut tani u ka bërë thirrje politikanëve të pezullojnë të gjitha licencat e testimit të kafshëve në LPT ndërsa zhvillohet një hetim.

    Skandali rreth LPT u shpalos pasi një ish-punonjës shkrepi foto tmerruese dhe video të testimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!