×
  • Extra
  • Extra

    Punonjësi vodhi sende të Pallatit Mbretëror dhe i shiti në eBay shumë lirë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 20:15

    Një ndihmës i Pallatit Buckingham ka pranuar se ka vjedhur medalje dhe fotografi nga rezidenca e mbretëreshës. Adamo Canto, 37 vjeç, u deklarua fajtor në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster për tri akuza vjedhjeje, midis 11 nëntorit të 2019-ës dhe 7 gushtit të 2020-ës.


    Policia gjeti një sasi të konsiderueshme të sendeve të vjedhura në Royal Mews, në Pallatin Buckingham. Canto do të dënohet në Southwark Crown Court në një datë të mëvonshme.

    Sipas gjykatës, gjatë pandemisë së Covid-19, roli i Canto-s u ndryshua për ta përfshirë më shumë në pastrim, që i ofroi atij hyrje në zyra dhe zona të tjera që më parë nuk e ka pasur.

    Disa nga mallrat e vjedhura, me vlerë midis 10,000 dhe 100,000 paundë, u renditën për shitje në eBay, tha prokurori Simon Maughan. Një total prej 37 artikujsh u ofruan për shitje në eBay shumë më pak se vlera e tyre e vërtetë, ndërsa Canto fitoi 7,741 paundë.

    Një nga artikujt e nxjerrë në shitje ishte një album fotografik i banketit mbretëror të vizitës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë 1,500 paundë. Canto gjithashtu mori fotografi zyrtare të nënshkruara të Dukës së Sussex dhe Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

    Rreth 77 sende u morën nga dyqani i pallatit, ndërsa të tjerat u vodhën nga vende të tilla si dollapët e stafit, dyqani i Galerisë së Mbretëreshës dhe depoja e Dukës së Jorkut.

    Gjykatësi e liroi Canto-n me kusht dhe paralajmëroi se ai do të përballej me një dënim të mundshëm me burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!