×
  • Extra
  • Extra

    Pylli misterioz në Rumani – kur bie terri askush nuk guxon të hyjë

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 10:58

    Pylli Hoja Bacau në Rumani ka qenë gjithmonë për banorët e Transilvanisë vendi më i çuditshëm në zonë. Në këtë pyll janë shënuar kaq shumë fenomene misterioze saqë fitoi pseudonimin “Trekëndëshi rumun i Bermudës”.


    Legjendat thonë se në këtë pyll, vampirët bredhin gjatë natës. Besohet gjithashtu se në qendër të pyllit ka ka një pjesë në të cilën ata që hyjnë nuk kthehen më kurrë. Turistët shpesh flasin për ndjenjën e papritur të ankthit kur afrohen në qendër të pyllit, transmeton Reporteri.net.

    Ka një numër rekord sulmesh paniku në atë rajon. Përgjatë viteve, njerëzit kanë folur për fenomenet paranormale në këtë pyll.

    Kjo ka bërë që disa teoricienë të besojnë se ky rajon mund të jetë i banuar ose i vizituar nga jashtëtokësorët. Sidoqoftë, shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë ndjenjën e vazhdueshme të frikës dhe ankthit të përjetuar nga ata që vizitojnë pyllin. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!