Qeni i lëpiu krahun të zonjës, e cila nuk i kushtoi rëndësi një gërvishtje që kishte në lëkurë. Pas disa ditësh, ajo nisi të kishte simptoma të ngjashme me ato të gripit, deri kur përfundoi në koma.
Bashkëshorti duke parë se e shoqja ishte pa ndjenja në divan, lajmëroi ndihmën e shpejtë, ku mjekët e diagnostikuan me infeksionin e sepsis dhe për ti shpëtuar jetën duhet ti prisnin këmbët dhe duart.
Shkak për infeksionin ishte një capnocytophaga, një bakter i cili gjendet zakonisht në pështymën e qenve e cila mund të përcillet tek njeriu nëpërmjet kafshimit, apo kontaktit të pështymës me një plagë të hapur.
