×
  • Extra
  • Extra

    Qeni ndjek ambulancën që merr pronarin e tij, dhe pret gjashtë ditë jashtë spitalit

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 21:21

    Një qen besnik ndoqi ambulancën që mbante pronarin e tij të sëmurë dhe priti jashtë spitalit për gjashtë ditë, derisa ata u ribashkuan.


    Qeni i devotshëm i quajtur Boncuk, ndoqi ambulancën që e çoi pronarin e saj Cemal Senturk, një spital në qytetin turk Trabzon, kur ai u sëmur më 14 janar.

    Vajza e pronarit tregoi se e merrte atë në shtëpi çdo ditë, por qeni vazhdimisht largohej dhe kthehej në spital.

    “Ai vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Nuk hyn brenda, por kur dera hapet, ajo fut kokën brenda.”, deklaroi roja i spitalit, Muhammet Akdeniz.

    Të mërkurën, Boncuk u ribashkua më në fund me pronarin e tij, dhe të dy u kthyen në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!