×
  • Extra
  • Extra

    Qërim hesapesh mes dy grupeve në qendër të Stambollit, plagosen dy persona – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 23:13

    Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në mes të ditës në qendër të qytetit të Stambollit, ku një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë se si qëllohet me armë në këmbë dhe pasi rrëzohet nxjerr edhe ai revolen dhe fillon të shtie.


    Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fevizpasa, ku personi që sulmohet plagoset në këmbë, si dhe një kalimtare rastit e cila goditet nga një plumb.

    Pas këtij incidenti, policia që detektoi dhe identifikoi sulmuesin është vënë në kërkim të tyre, derisa ende nuk dihen motivet e sakta të këtij sulmi.

    Mediat lokale raportojnë së bëhet fjalë për një qërim hesapesh mes dy grupeve, ku si pasojë u plagos një kalimtare rasti që rastisi të jetë në vendin dhe kohën e gabuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!