Qesharake: Ambasadori zviceran rrëzohet sikur ta lëshonte toka në Skënderaj

Ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, nuk i ka shkuar mirë ecja drejt foltores në Skënderaj.

Ai ka përfunduar i rrëzuar keq, duke rënë me gjithë trupin në tokë, shkruan Reporteri.net.

Në një video që është marrë nga momenti i rastësishëm, shihet Lebet teksa përfundon në tokë “sikur ta lëshonte toka”.

Ndonëse dukej një rrëzim që mund të sillte edhe lëndime, Lebet e kaloi lehtë duke u çuar shpejt dhe duke e shndërruar në humor.

Ndryshe, ambasadori zviceran po merrte pjesë në një organizim nga Komuna e Skënderajt ku po flitej për një projekt të ujësjellësit./Reporteri.net