×
  • Extra
  • Extra

    Qyetetari kërkon të legalizohet prostitucioni: ‘Mallin’ ta sjellin nga jashtë, se këtu s’kemi shumë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 11:16

    Një qytetar në Tiranë është shprehur pro legalizimit të prostitucionit, por ka kërkuar që ‘lënda e parë’, të vijë nga jashtë.


    Në një prononcim për TVKlan, qytetari është shprehur se femrat duhet të vinin nga jashtë sepse në Shqipëri nuk ka shumë.

    Ai shton më tej se kur ka qenë vetë në Greqi, vajzat shkonin nga Rusia, Afrika e të gjitha vendet e botës.

    Pjesë nga biseda:

    Qytetari: Jam pro legalizimit te prostitucionit por mallin ta sjellin nga jashte sepse… A do hymë në Europë? Duhet të futet patjetër.

    Gazetarja: Pra sipas mendimit tuaj?

    Qytetari: Duhet të jetë, por pak me kujdes sepse vend i vogël këtu. Duhet të marrim lëndën e parë nga jashtë si fillim.

    Gazetarja: Lënda e parë?

    Qytetari: Femrat pra, duhet të vijnë nga andej, pastaj kur të shtohet mileti, futet. Edhe këtu ka por shumë pak. Në Greqi kur isha unë vinin nga Rusia apo nga Afrika.

    Gazetarja: E legalizuar ishte?

    Qytetari: E legalizuar, me dokumente atje, kishte licence, edhe atë të mjekësisë, të gjitha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!