Për herë të parë në qytetin e tyre janë vendosur semaforët.
Edhe pse është një nga qytetet më të mëdha në Kosovë, Podujeva pas 20 viteve liri do të jetë e pajisur me semaforë, shkruan Reporteri.net
Semaforët janë vendosur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ dhe do të jenë funksional shumë shpejtë për vozitësit.
Mirëpo, ironizimet nuk kanë munguar nga ana e qytetarëve, teksa në këto foto disa persona shihen se tallen me faktin se Podujeva është bërë me semafora për herë të parë.
Reporteri.net

