×
  • Extra
  • Extra

    Qyteti që për 65 ditë nuk do ta shohë dritën e diellit

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 17:15

    Qyteti që për 65 ditë nuk do ta shohë dritën e diellit.


    Nis nata polare në Utqiagvik. Ky është qyteti më verior i SHBA, ndodhet në Alaskë dhe për 65 ditë nuk do të shohë më diellin. 4 mijë banorët e qytetit që më parë quhej Barrow, deri në 23 Janarin e vitit të ardhshëm do të qëndrojnë në errësirë, si çdo vit, në temperatura që në stinën e dimrit arrijnë deri në -45 gradë Celcius.

    Gjithsesi gjatë kësaj kohe për 2 apo 3 orë në ditën, dielli arrin të lëshojë një ndriçim të lehtë, por pa u ngritur në horizont në asnjë moment. Ndërkohë që fenomeni i kundërt verifikohet në stinën e verës, kur dielli nuk perëndon për 2 muaj pa pushim dhe temperaturat janë rreth 15 gradë Celcius.

    Veriu i Alaskës ndodhet në Rrethin Arktik dhe nga ky fenomen preken disa qytete, si Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!