×
  • Extra
  • Extra

    Rast interesant, nëntë infermiere bëhen nëna afërsisht në të njëjtën kohë

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 13:19

    Një ndodhi shumë interesante në Spitalin e Mainit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nëntë infermiere të cilat punojnë në repartin e lindjes në spitalin më të madh në Maine, Portland në SHBA, do të bëhen nëna afërsisht në të njëjtën kohë, transmeton Reporteri.net

    Foto e tetë nga nëntë infermieret u publikua në faqen e facebook të Maine Medical Center.

    Infermieret në foto nga e majta djathtas janë: Erin Grenier, Rachel Stellmach, Brittney Vervill, Lonnie Souci, Amanda Spear, Samantha Giglio, Nicole Barnes dhe Holly Selby.

    Nicole Goldberg është infermierja e nëntë, por ajo nuk është në këtë foto.

    “Ushtria” e bebeve pritet që të vijnë prej muajit prill deri në muajin korrik të këtij viti.
    Në foto të bërë në spitalin e Portland shihen infermieret me uniforma të punës dhe me raportet ku shkruan termini i lindjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!