×
  • Extra
  • Extra

    Rasti që mjekësia kurrë nuk mundi ta shpjegojë: Kjo vajzë u bë nënë në moshën 5 vjeçare

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 19:18

    Kur Medina ishte pesë vjeç, nëna e saj vuri re se stomaku iu rrit në mënyrë të pazakonshme, ndërkohë që vajza vazhdimisht ankohej për dhimbje. Prindërit e shqetësuar e dërguan menjëherë në spital që mjekët ta kontrollonin shkruan Allday.com, transmeton Reporteri.net.


    Në fillim, mjekët ishin të bindur se Lina kishte një tumor, por pas testeve ata bënë një diagnozë shumë më të pabesueshme – Lina Medina, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë!

    Disa muaj më vonë, më 14 maj 1939, vajza lindi me prerje cezariane. Ajo ishte 5 vjeçe dhe 7 muajshe dhe legeni i saj ishte shumë i vogël për çdo lloj tjetër lindjeje, përveç asaj cezariane.

    Djali i Medinës ishte një fëmijë plotësisht i shëndetshëm që peshonte 2.7 kilogramë. Vajza e quajti atë Herardo, në nder të Herard Lozada, një mjek i përkushtuar që ishte me të gjatë kësaj eksperience të pabesueshme.

    Gjatë ekzaminimeve mjeku zbuloi se Lina i kishte plotësisht të zhvilluara organet seksuale. Vajza vuante nga një sëmundje e rrallë e “pubertetit të parakohshëm”, por ky rast ka mbetur i pa parë deri më sot në botë. Medina ciklin e parë menstrual e kishte kur ishte vetëm tre vjeç.

    Babai i vajzës u akuzua për abuzim seksual dhe incest dhe u arrestua. Megjithatë, nuk u zbulua asnjë provë dhe shumë shpejt u lirua. Deri më sot, rrethanat që çuan në shtatzëninë e Medina Line nuk janë sqaruar, dhe emri i babait është i panjohur. Vajza kurrë nuk foli për këtë ngjarje.

    Për vite me radhë, u spekulua se i gjithë rasti ishte një mashtrim, por ky rast edh esot trajtohet në qarqet mjekësore si fakt. Obese Hose Sendoval botoi një libër për rastin e Line Medina në vitin 2002 në të cilin ai deklaroi se, psiqikisht ajo ishte një fëmijë krejtësisht normal. Në fakt, Medina preferonte të luante me kukulla në vend të djalit të saj.

    Herardo Lina u rrit në besimin se Medina ishte motra e tij. Kur mbushi dhjetë vjet, mamaja  e re ia zbuloi  të vërtetën. Përveç rrethanave të pazakonta të lindjes, fjala ishte për një njeri krejtësisht normal dhe të shëndetshëm. Ai jetoi një jetë normale dhe vdiq më 1979 kur ishte 40 vjeç. Medina më vonë u martua me një burrë të quajtur Raul Hurad, dhe në vitin 1972 u bë me një djalë tjetër. Medina refuzoi të gjitha intervistat dhe asnjëherë nuk dëshiroi të prononcohej për këtë rast. /Reporteri.info

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!