×
  • Extra
  • Extra

    Reagon Anxhelina Shala, gruaja ndaj së cilës konsulli në Çeki dikur përdorte fjalë të rënda

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 10:30

    Djali i deputetit Haxhi Shala, Flakroni i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, nuk është i panjohur për publikun. 


    Ai dikur shante e kërcënonte përmes mesazheve një grua e cila u paraqit në media si e dashura e deputetit Shala, shkruan Reporteri.net.

    Anxhelina Shala e cila paraqitej si e dashura e deputetit, pati marrë fyerje të rënda pasi pati publikuar disa fotografi ku shihet në krahët e e tij.

    E pas reagimeve të shumta dhe kritikave në drejtim të Shalës dhe djalit të tij, ka reaguar edhe vetë këngëtarja Anxhelina Shala.

    Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka ironizuar me tërë këtë situatë duke postuar një foto ku shkruan “Na vjen dita edhe neve”.

    Ndryshe, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani pak minuta më parë ka reaguar duke thënë se do ta shfuqizojë dekretin e presidentit Thaçi për emërimin e Flakron Shalës konsull në Pragë. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!