Me këta përbërës dhe duke ndjekur hapat e mëposhtëm, ju mund ta gatuani vetë “Torte Mozaiku”. Një recete ëmbëlsire plotë shije.


Përbërësit: 

2 biskota petit beuro
1 gotë çaji sheqer pluhur
1,5 gotë çaji qumësht
1 gotë çaji lajthia
2 lugë kakao
50 gr gjalpë

Reklamë

Hapat:

    1. Në një enë të thellë e derdhni qumështin, sheqer pluhurin, kakaon, gjalpin e shkrini dhe i përzieni.
    2. Biskotat i thyejmë në copa të vogla, ia shtojmë përzierjes së bashku me lajthisë.
    3. E shtrijmë foljen streç dhe e gjithë përzierjen e vendosim në folje, e mbyllim mirë foljen dhe e vëmë në frigorifer për ngrirje rreth 2 orë.
    4. E marrim nga frigoriferi tortën dhe përmbi ia derdhim çokollatën e shkrirë.

Ju bëftë mirë!