×
  • Extra
  • Extra

    Reshat Berisha – pejani 63 vjeçar që përngjan me Gjergj Kastriot-Skënderbeun

    Reporteri
    14 Janar 2023 | 9:18

    Në Pejë Reshat Berisha njihet si një nga qytetarët më të respektuar nga të gjithë.

    Ai për disa vite kishte jetuar në perëndim, apo më saktë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që i cili më pas u kthye në vendlindjen e tij, në Pejë.

    Por, ajo që habit më së shumti të gjithë është ngjashmëria që Reshat Berisha ka me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, në fotot e postuara nga faqja e “Peja në fokus”.

    Ndryshe, Reshati më herët ka qenë një sportist, dhe ish-punëtor i Radio Televizionit të Kosovës dhe ka qenë një personazh i përfshirë në fusha të ndryshme.

    Ai bënë ditur se gjatë periudhës kur ai kishte jetuar në SHBA, shumë shqiptarë i kishin thënë se në qëndrimin e tij në profil duke u bazuar tek mjekra, ai duket si Skënderbeu.

    Tutje Reshati e shpreh dëshirën e tij të kamotshme e e cila është bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare.

    ATV realizoi një intervistë me të ku 63-vjeçari tregoi më gjerësisht për jetën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!