×
  • Extra
  • Extra

    Revista “Time” heq për herë të parë emrin nga kopertina

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 18:58

    Për herë të parë në historinë e saj, revista amerikane “Time” ka hequr emrin e saj nga kopertina dhe e ka zëvendësuar me foljen “Votoni” në mënyrën urdhëruese.


    Ndryshimi vjen si një thirrje për lexuesit në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, por edhe si një mesazh për edicionin special që del një ditë para zgjedhjeve dhe që do të trajtojë ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

    “Pak ngjarje do të ndikojnë të ardhmen e botës më shumë sesa rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane”, tha kryeredaktori dhe CEO i “Time”, Edward Felsenthal, në një mesazh drejtuar lexuesve. Këtë veprim, revista prestigjioze nuk e kishte bërë kurrë, që prej botimit të numrit të parë në vitin 1923.

    Autori i logos së veçantë është artisti Shepard Fairey, i cili u bë edhe më i famshëm pas posterit të presidentit Barack Obama me mbishkrimin “Hope” – “Shpresë” gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008. Në kopertinë mungon emri i presidentit Donald Trump, edhe pse në katër vitet e presidencës së tij, ka qenë i pranishëm më shumë se 20 herë aty, shpesh për t’u kritikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!