×
  • Extra
  • Extra

    Rikthehen pas katër viteve, qentë e Joe Biden arrijnë në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 14:48

    Qentë e presidentit amerikan Joe Biden janë rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pas katër viteve.


    Bëhet fjalë për Champ dhe Major, dy qentë e racës pastor gjerman të presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë, Jill Biden, të cilët të dielën kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, pak ditë pasi pronarët e tyre u futën në po të njëjtën shtëpi, transmeton Telegrafi.

    Javën e kaluar çifti Biden janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë, pasi Joe është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

    E Champ e Mayor kishin qëndruar pranë Biden edhe në kohën kur ishte zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës, transmeton telegrafi.

    Tani pas katër viteve ata janë rikthyer – por kësaj radhe si qentë e presidentit dhe Zonjës së Parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!