×
  • Extra
  • Extra

    Rituali i çuditshëm në fshatin e lashtë të Italisë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 22:27

    Çdo vit njerëzit në Cocullo, një qytet i vogël mesjetar në rajonin Abruzzo të Italisë, zbukurojnë një statujë prej druri të shenjtorit mbrojtës me gjarpërinjë të gjallë dhe e shëtisin nëpër rrugë.

    Festivali i quajtur “serpari”, mbahet më 1 maj dhe nderon , shenjtorin ‘San Domenico di Sora’ për heqjen e gjarpërinjëve nga fushat e fermerëve në shekullin e 11-të.

     

    Megjithatë, thuhet gjithashtu se ky ritual ka origjinën nga adhurimi i lashtë i ‘Angitisë’, një perëndeshë romake e gjarpërinjve që adhurohej nga njerëzit në Italinë qendrore. Për këtë ceremoni disa njerëz veshin rroba që janë tradicionale në rajonin e Abruzzo.

    “Magjistarët” ose siç quhen ‘serpari’ kapin katër lloje të gjarpërinjve të cilët janë të padëmshëm dhe i vendosin tek statuja.Pas ceremonisë gjarpërinjët lihen të lirë në natyrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!