×
  • Extra
  • Extra

    Rrahu burrin me bisht të fshesës, arrestohet gruaja

    Reporteri
    17 Shtator 2022 | 16:26

    Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të shoqin me fshesë dhe kabllo.

    Sipas mediave greke, në një fshat në malin Naxos, debati i ashpër mes bashkëshortëve në orët e para të së shtunës ka përfunduar me dhunë fizike ndaj burrit.

    Burri shkoi në komisariat dhe e paditi gruan, pasi pretendon se ajo e ka sulmuar fizikisht me një shkop fshese dhe një kabllo elektrike.

    Kjo ka bërë që gruaja të arrestohet mëngjesin e së shtunës.

    Pas përfundimit të procedurave, ajo me urdhër të prokurorit është liruar. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!