×
  • Extra
  • Extra

    Rrëfimi i ish shoqes së Ivanka Trump: Trump më injoronte se isha e shëmtuar, shoqet i thërriste me emra

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 16:00

    Ish-shoqja e Ivanka Trump, Lysandra Ohrstrom, ka bërë të tjera rrëfime në lidhje me Ivank Trump dhe Presidentin në detyrë të SHBA, Donald Trump.


    Ajo thotë se Ivanka ishte e mrekullueshme, sharmante dhe shumë e bukur kur ishte adoleshente dhe i bëri ata të besojnë se ajo do të dilte kundër të të atit, por shton se në fakt Ivanka ishte më e fiksuar se Trump ndaj parave dhe pushtetit.

    Ajo tha se ka qenë shumë e lidhur me Ivankën, por u ndanë për shkak të pikëpamjeve të ndryshme që filluan të kishin me kalimin e viteve. Sipas saj, Ivanka refuzonte të takohej me persona që ishin jashtë rrethit të saj pasuror.

    Ish-shoqja e Ivankës, ka rrëfyer po ashtu se Donald Trump bënte shpesh komente për peshën asaj, e madje shprehet se ai e “përçmonte” për shkak se mendonte se ajo nuk ishte aspak e bukur.

    Madje, shoqeve të Ivankës ai i kishte vënë secilës nga një emër të modeleve të famshme dhe i thërriste gjithmonë ashtu.

    “Mbaj mend se gjithmonë ishte një vajzë të cilës ai i referohej si Cindy Craëford. Mua nuk më kushtonte rëndësi, nuk më thërriste me asnjë emër dhe emrin tim as që e mbante mend”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!