×
  • Extra
  • Extra

    Rreth 15 mijë bletë i vërsulen makinës së qytetarit që la dritaren hapur

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 13:54

    Një tufë bletësh u vërsulën në makinën e një qytetari në  New Mexico të dielën pasi ai la dritaren e makinës  të hapur ndërkohë që po bënte blerje në një dyqan ushqimesh.


    Pronari i makinës ishte duke bërë pazar dhe kur u kthye në makinë me sendet ushqimore të tij, kur pa një tufë bletësh që ishte vërsulur në drejtim të tij.

    Nuk është e qartë nëse ai thirri ndihmë, por pamja e 15.000 bletëve rreth tij duhet të ketë alarmuar dikë që ai ka nevojë, transmeton Reporteri.net.

    Zjarrfikësit bllokuan zonën përreth makinës, para se të thërrisnin një zjarrfikës jashtë detyre i cili në kohën e lirë punon edhe bletar.

    Zjarrfikësi Jesse Johnson përdori çantë zgjoje dhe vaj limoni për të ndihmuar në tërheqjen e rreth 15.000 mijë bletëve nga automjeti.

    Një ngjarje pothuajse e tillë kishte ndodhur edhe në maj të 2017, ku një qytetar  ishte sulmuar nga një tufë bletësh. /Floriana Hoti/Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!