×
  • Extra
  • Extra

    Sa kohë të jetës e kalojmë duke punuar?

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 9:35

    100 mijë orë. Kjo është koha mesatare që e kalojmë duke punuar.


    Puna na konsumon më shumë kohë dhe energji se çfarëdo aspekt tjetër i jetës. Prandaj, pse të mos e bëjmë atë një eksperiencë domethënëse madje edhe ta shijojmë atë?

    Këto janë disa mënyra për t’u siguruar të ndaheni të kënaqur me kohën që e kaloni në punë:

    Disponojeni veten

    Nxitja jonë e brendshme mbështetet në tri nevoja të natyrshme psikologike që e formësojnë sjelljen tonë. Ato janë, autonomia, lidhshmëria dhe kompetenca. Kur plotësohen këto tri kritere, ju jeni gati të rriteni si person dhe ta zbuloni kuptimin e gjërave.

    Ta themi në një formë tjetër, derisa statusi shoqëror dhe paga mujore mund të jenë shtytje për ju që të punoni, sinjali i vërtetë i kontributit tuaj dhe ndjenjës së gëzimit, vjen nga ajo që ju motivon si njeri.

    Kjo do të thotë se ju duhet të synoni të ndiheni të lirë në vendin tuaj të punës, të lidheni me qëllimet tuaja dhe të vazhdoni të përmirësoheni me kohën.

    Puna me vrull

    Mënyra si punoni mund të jetë po aq e dëmshme sa puna që jeni duke e bërë. Praktikojeni punën me vrull. Caktoni intervale të punës së përqendruar të kombinuara me disa pushime të shkurtra. Kjo metodë e punës zgjatë së paku 25 minuta dhe nëse jeni të trajnuar për të punuar në këtë mënyrë, atëherë mund ta zgjasni këtë interval kohe deri në 2 orë.

    Zbulimi se kur, ku dhe si punoni më së miri kërkon vërtetë punë dhe përkushtim.

    Zyrat tona shpesh mund të jenë ambiente armiqësore për të kryer punë kualitative dhe që kërkojnë koncentrim të madh, prandaj me ndryshimin e fundit të situatës në botë, ambienti i shtëpisë duhet të shndërrohet në vend të sigurt për produktivitetin tuaj.

    Vendosni dhe mbani kufijtë

    Ne shpesh flasim rreth vendosjes së kufijve në jetën tonë, por nuk i përmbahemi kësaj. Në këtë rast fjala është për vendosjen e kufijve ndaj njerëzve me të cilët kemi kontakte në punë dhe kohës që e kalojmë në pajisjet teknologjike.

    Kur jemi në kohën më të mirë të ditës dhe duam t’i përfundojmë punët që kanë rëndësi, duhet të mësohemi të shkëputemi nga interaktiviteti me personat që na rrethojnë dhe të ndalojmë t’i përgjigjemi botës përmes botës digjitale, transmeton Koha.

    Zbulimi dhe ruajtja e kësaj kohe të çmuar është thelbësore për të bërë progres domethënës në punë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!