×
  • Extra
  • Extra

    Sa vlen vaksina? Studimi britanik: Antitrupat bien shumë shpejt, edhe pse e keni kaluar Covid-19

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 10:18

    Studiuesit kanë zbuluar se nivelet e antitrupave e krijuara tek njerëzit pas infektimit me koronavirus, bien shumë shpejt.


    Ekipi i The Imperial College London zbuloi se numri i personave që rezultojnë pozitive në testet e antitrupave ka rënë me 26% në periudhën nga qershori deri në shtator.

    Testet u kryen në më shumë se 365,000 njerëz në Angli dhe kanë treguar se përgjigja e antitrupave ndaj virusit që shkakton COVID-19 zbehet me kalimin e kohës.

    Të udhëhequr nga Imperial College London, analiza e testeve të të gishtave të kryera në shtëpi midis 20 qershorit dhe 28 shtatorit zbuloi se numri i njerëzve që testuan pozitivisht ra me 26.5% përgjatë periudhës së studimit, nga pothuajse 6% në 4.4%.

    Ata thonë se imuniteti i krijuar nis të bjerë sërish dhe ekziston rreziku që nga ky virus, të infektohesh disa herë. “Zbehja e imunitetit është tepër e shpejtë, kanë kaluar vetëm tre muaj nga raundi i parë i provave tona dhe 26,5% e personave të testuar kanë rënie të ndjeshme të antitruave”, thotë profesoresha Helen ëard, njëra prej drejtueseve të studimit.

    Më shpejt, antitrupat zhduken tek personat mbi 65 vjeç, shtoi ajo, krahasuar me grupmoshat më të reja. Ky fenomen po kështu vihet re tek asimptomatikët, ndërsa më i fortë duket imuniteti tek individët që e kanë kaluar më rëndë Covid-19.

    Mjaft i lartë mbetet sakaq numri i punonjësve të shëndetësisë me anti-trupa, e kjo për hulumtuesit mund t`i detyrohet faktit që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!