Sadam Husein urdhëroi të shkruhej një Kur’an me gjakun e tij

Sot  Iraku nuk di çfarë të bëjë me një kopje të Kur’anit të shkruar nga gjaku i diktatorit të ndjerë irakian Sadam Husein. Ajo që është problematike me këtë kopje të Librit të Shenjtë të Muslimanëve është se është shkruar në gjak, diçka që Islami e konsideron të papastër.


Në përgjithësi, me idenë për të bërë një kopje të tillë të librit të shenjtë, Husseini arriti në fund të vitit 1996 kur vizitoi djalin e tij Udaj në spital në dhjetor të atij viti. Djali i tij Udaj sapo i kishte mbijetuar një atentati ku drejt tij ishin hedhur një breshëri plumbash.

Disa pohojnë se ishte ideja e babait, e disa të tjerë se ishte djali ai që i kërkoi babait të tij të bënte një libër të tillë. Sidoqoftë, Saddam Husseini ka dhuruar mes 24 dhe 27 litra nga gjaku i tij për dy vitet e ardhshme për të shkruar një libër të tillë, për të shprehur mirënjohjen e tij për Perëndinë, që e mbajti të gjallë sa herë që dikush u përpoq ta vriste, duke derdhur gjakun e tij. Libri më në fund iu dorëzua atij në shtator të vitit 2000, gjatë një ceremonie të veçantë.

Mbeti vetëm të vendoste se ku ta ekspozonte atë. Në të vërtetë, kjo gjë dihej paraprakisht. Bëhej fjalë për xhaminë Umm al-Qura në Bagdad, gurthemeli i së cilës u vendos në ditëlindjen e 61-të të presidentit më 28 prill 1998 dhe përfundoi zyrtarisht në 10 vjetorin e Luftës së Gjirit, respektivisht në 64 vjetorin  e lindjes së  Sadam Huseinit më 28 prill 2001. Xhamia kushtoi 7.5 milionë dollarë. Ajo që është karakteristikë e saj është forma dhe simbolizmi i tetë minareve të saj. Katër prej tyre u ndërtuan në Kallashnikovë dhe secila prej tyre është 43 metra e lartë, duke shënuar 43 ditë të Luftës së Gjirit.

Vlera e këtij libri sipas The Guardian është vlerësuar miliona dollarë. /Reporteri.net