×
  • Extra
  • Extra

    Zëvendëskryeministri Selmanaj deklarohet për konfliktin në mes të Feros e Bimm Bimës

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 9:04

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është deklaruar në konfliktin në mes reperëve Fero, Mc Kresha e Bimm Bimma.


    Një emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” Selmanaj i pyetur për këtë temë ka ironizuar duke thënë se është një konflikt global që në Kosovë nuk mund ti gjendet zgjidhje, shkruan Reporteri.

    “Është përtej Kosovës kjo, nuk mund t’i japim zgjidhje ne. Ky është problem ndërkombëtar, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ndër të tjera Selmanaj në këtë emision.

    Ndryshe, ditë më parë reperi i njohur kosovar, Fero, ka njoftuar se ka vendosur të heq dorë nga muzika, por nuk ka dhënë arsye se përse ka marrë këtë vendim.

    Nuk dijet nëse ky vendim ka të bëjë me “diss-in” që i bëri ditë më parë reperi tjetër, Bim Bimma./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!