×
  • Extra
  • Extra

    Serbia po forcohet me dronë ushtarakë, drenicaku nga Komorani përgjigjet duke ndërtuar tank “Made in Kosova”

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 16:25

    Muajt më parë është raportuar se Serbia po forcohet me avionë ushtarakë të Rusisë, duke sjellur reagim të ashpër të shteteve evropiane dhe SHBA.


    Mirëpo, ata nuk u ndalën dhe nisën të tjera plane të forcimit, duke planifikuar blerjen e dronëve nga Turqia, transmeton Reporteri.net.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media në Pallatin “Serbia” pati lavdëruar dronët turq “Bayraktar TB2”.

    E reagime pati edhe në Kosovë, ku Serbia akuzohej se në vend se të investojë në paqe po investon në armatim.

    Por reagimi i një drenicaku nga Komorani ka befasuar të gjithë. Ai i është përgjigjur Serbisë me një tank të ndërtuar mbi trupin e një traktori.

    Një qytetar i quajtur Osman Bogaj, ka prodhuar një tank në Komoran, fotografitë e të cilit i ka publikuar në rrjetin social Facebook./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!