×
  • Extra
  • Extra

    Skena bizare nga nata e arrestimit të Millosheviqit, seriali i ri zbulon veprimin e çuditshëm me vajzën e tij

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 12:10

    Më 30 mars të këtij viti janë bërë 20 vjet nga arrestimi i ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Milosheviq, i cili është akuzuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte.


    “Familja” është seriali që po transmetohet së fundmi në Serbi e që paraqet shumë skena tronditëse rreth ngjarjeve në vilën “Mir” gjatë 72 orëve të arrestimit të Sllobodan Millosheviqit, por një moment ka marrë shumë vëmendje, transmeton Reporteri.net.

    Pas shtatë orësh negociatash me Cedomir Jovanoviqin dhe vendimin e dorëzimit, ai i dha lamtumirën familjes së tij në një mënyrë të çuditshme.

    Kjo dëshmohet nga skena në seri, ku Sllobodan Millosheviq lan flokët e vajzës së tij Marija mbi lavaman pak para se të shkonte në burg.

    Gjegjësisht, pas orëve të para të rrethimit të vilës “Mir”, energjia elektrike ishte ndalur, dhe menjëherë pas kësaj, uji ishte fikur.

    Vetë Cedomir Jovanovic konfirmoi se kjo skenë ka ndodhur vërtet dhe përshkroi se si dukej momenti i fundit i fundit i Millosheviqit dhe vajzës së tij para se të arrestohej. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!