×
  • Extra
  • Extra

    Shatë vjeçari i ngujuar në trupin e një plaku: Fëmijët e përqeshin, kurse ai ka vetëm një dëshirë

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 14:39

    Shtatë-vjeçari Mohammed ka lindur në Siri me sëmundje të rëndë gjenetike, gjë që e bën atë të duket si  një i moshuar.  Kjo është arsyeja për të cilën ai tani ka një jetë të tmerrshme. 


    Fëmijët e përqeshin dhe njerëzit ia ngulitin sytë kudo që ai shfaqet.

    “Dua të jem aq i bukur sa fëmijët e tjerë dhe të shkoj në shkollë”, tha Muhamedi dhe përmes lotëve shtoi se fëmijët tjerë, bashkëmoshatarë të tij nuk po e lënë rehat, transmeton Reporteri.net

    Pasi historia e tij doli në publik, u shfaq Hussein Manaver, astronauti i parë musliman nga Britania, i cili donte ta ndihmonte atë në ndonjë mënyrë.

    “Sapo e pashë, dëshiroja të isha pranë tij, të jem mik i tij në një farë mënyre. Doja t’i tregoja atij se sa i veçantë është”, thotë Hussein.

    Historia e Muhamedit nuk është thjesht një tregim për një djalë të bllokuar në trupin e një plaku, por një histori emigrantësh. Familja e tij u largua nga Siria në Turqi, ata nuk kanë pasaporta dhe prandaj nuk mund ta mjekojnë ose të kuptojnë saktësisht se çfarë po përjeton Muhamedi. Ata u dëbuan nga banesa sepse nuk kishin para për qira. Ne mezi i ndihmuam ata”,shton ai.

    Huseini, me ndihmën e organizatave joqeveritare, nisi një fushatë për rritjen e fondeve për Mohamedin dhe familjen e tij shumë-anëtarëshe. Ata gjetën një shtëpi të re, por siç thonë beteja për të ndihmuar këtë familje nuk do të ndalet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!